Rreth nesh

kush jemi?

Kompania “Çanaku” e themeluar në vitin 2009 ofron për tregun shqiptar dhe më gjerë shpërndarjen e materialeve të ndërtimit më profesionale. Çanaku është një nga përfaqësuesit më të mëdhenj dhe të besuar për markat më prestigjioze si: Renova Putz, Knauf, Isover, Deutsch Color, Dast, Dakatherm, Neotex, Vivechrom, Weber Saint-Gobain, SatStyro, Fragmat etj. Nëpërmjet zyrave qëndrore në Mëzez, kompania ofron gamën e gjerë të materialeve për ndërtim të përshtatshme për çdo konstruksion të brendshëm apo të jashtëm. Klientët tanë renditen nga tregtarët me shumicë, firmat e ndërtimit, dyqanet dhe shkojnë deri te përdoruesit final të këtyre produkteve. Ne kujdesemi që t’i përshtatemi çdo kërkese dhe nevoje nga çdo nivel i klientëve tanë besnikë.
Rritja dhe suksesi jonë në këto 11 vite bazohet në tre shtylla kryesore: cilësia, garancia dhe jetëgjatësia qe ne ofrojmë për produktet tona.
Cilësia – Përmbushja e çdo kërkese të klientëve tanë është parimi bazë i një ecurie të vazhdueshme. Për këtë arsye ne ofrojmë cilësinë më të lartë për çdo gamë produktesh.
Garancia – Duke u bazuar te profesionalizmi i lartë dhe besueshmëria e produkteve tona, ne sigurohemi që të ofrojmë garancinë më të lartë për produktet tona.
Jetëgjatësia – Ne sigurohemi që të ofrojmë shërbimin më superior duke zhvilluar jetëgjatësi dhe marrëdhënie të forta me furnitorët dhe konsumatorët tanë.
Vizioni
Të orientuar gjithmonë te produktet e cilësisë më të lartë me çmime të arsyeshme, Çanaku synon gjithmonë në përmirësimin e mirëqënies dhe sigurisë së ndërtesave tuaja.
Misioni
Çdo ditë synojmë të punojmë për krijimin e një marke të respektuar, të besueshme dhe lehtësisht të aksesueshme. Qëllimi jonë kryesor është krijimi i përditshmërisë dhe një jetese sa më të sigurt për çdo familje apo biznesi. 
Untitled 3
Untitled 4

11

vite eksperiencë

1529

produkte

50

persona staf

Vizioni Ynë

Canaku SH.P.K ka operuar kryesisht ne tregun e Tiranes dhe Durresit, me shperndarjen e materialeve Renofix ne nje rrjet te gjere dyqanesh dhe klientesh. Ne nje kohe te shkurter hedhim hapat e para ne fushen e ndertimit me kompanine NO-AR shpk.

Te orientuar drejt plotesimit te cdo kerkese te klienteve dhe  duke kaluar cdo sfide shoqeria jone ka qendruar prane cdo aktiviteti shqiptar qe ka kerkuar te arrije nivelet me te larta te profesionalizmit. Stafi yne gjithmone eshte totalisht i dedikuar per te ofruar sherbim total dhe per te qene prane cdo kerkese te klientit.

× Përshëndetje!